Shurdhohet portieri

Futboll

Shurdhohet portieri

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 18:14
Trazira në Suedi, shurdhohet portieri

Derbi i qytetit të Geteborgut në Suedi është ndërprerë në pjesëlojën e dytë, për shkak të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera shpërthyese.

AIK dhe GAIs e kanë zhvilluar ndeshjen e parë pas shtatë vjetësh, por ajo nuk ka përfunduar, pasi tifozët kanë shkaktuar kaos të vërtetë, duke hedhur në fushë mjete shpërthyese dhe fishekzjarrë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe një mjet shpërthyes i madhësisë së një kanaqeje.

Më së keqi në këtë kaos e ka presuar portieri i GAIS-it, Marko Johanson.

Një ‘traketë’ ka fluturuar në afërsi të tij e cila ka eksploduar, ndërsa portieri i pafat tash ka probleme me dëgjim. Pas këtij rasti futbollistët kanë refuzuar të kthehen në fushë.

“Koka më dhemb tmerrësisht, ende dëgjoj zhurma në vesh. Jam frikësuar shumë. Kur e kam parë që diçka e madhësisë së një kanaqeje po bie para meje, jam tmerruar. Asnjëherë nuk e kam përjetuar një gjë të tillë”, ka thënë portieri Johanson.

Dyshohet se tifozët mjetet piroteknike i kanë fshehur nën tribuna para fillimit të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat