“Imagjinojeni sikur unë ta bëja veprimin e Simeones”

Futboll

“Imagjinojeni sikur unë ta bëja veprimin e Simeones”

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:01
Jose Mourinho

Jose Mourinho është rikthyer të komentojë situatat e fundit në futboll.

Trajneri portugez i cili është i papunë, ka thënë se do dënohej me dënime të rënda sikurse t’i bënte veprimet e njëjta me Diego Simeonen dhe Mauricio Pochetinon.

Simeone kishte bërë një veprim të pahijshëm në ndeshjen e fituar 2:0 nga Atletico Madrid ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Pochettino ishte konfrontuar me gjyqtarin Mike Dean në humbjen e fundit të Tottenham nga Burnley në udhëtim.

“A mund ta imagjinoni sikur ta bëja unë atë që e bëri Simeone?” pyeti Mourinho duke folur për Telegraph. “A mundeni? A mund ta imagjinoni? Sidoqoftë, unë jam i lumtur që ai është i tillë”, shtoi Mourinho.

“A mund ta imagjinoni sikur unë ta bëja atë që e bëri Pochettino? Imagjinojeni pasojat”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat