Evening Standard: Sarri shkarkohet në këtë datë

Futboll

Evening Standard: Sarri shkarkohet në këtë datë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është duke i numëruar ditët e fundit si trajner i Chelsea, sipas “Evening Standard”, transmeton Insporti.com.

Dita e mërkurë (27 shkurt) mund të jetë e fundit për Maurizio Sarrin si trajner i skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

Futbollistët e Chelsea presin që trajneri Sarri të shkarkohet të mërkurën, nëse humbasin derin ndaj Tottenham Hotspur.

Chelsea të mërkurën do të jetë nikoqir i rivalit të përbetuar, Tottenham Hotspurs, në kuadër të Premier League.

Sarrit në ndeshjen e fundit ndaj Manchester City i ndodhi diçka e pa zakontë. Ai u refuzua nga portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga, i cili refuzonte të zëvendësohej, duke testuar autoritetin e trajnerit italian.

Në fillim të sezonit Chelsea regjistroi pesë fitore nga pesë ndeshje të zhvilluara, por javët e fundit është duke kaluar në krizë të rezultateve, dhe kjo ka bërë që pozita e Sarrit të vihet në dyshim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat