UEFA akuzon Sergio Ramos për karton të qëllimshëm

Futboll

UEFA akuzon Sergio Ramos për karton të qëllimshëm

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:22
Sergio Ramos

UEFA ka akuzuar formalisht kapitenin e Real Madrid Sergio Ramos për marrjen me dashje të kartonit të verdhë për të kontrolluar momentin e pezullimit me një ndeshje në Champions League. 

UEFA thotë se paneli disiplinor do ta gjykojë çështjen ditën e enjte. 

Ramos rrezikon një tjetër ndeshje pezullim, që i bie të humbasë edhe ndeshjen e parë të çerekfinales nëse Real kalon Ajax në fazën e 1/8-ave. 

Ai ka provokuar një karton të verdhë në minutën e 90-të të ndeshjes, i treti në kompeticion, pasi Madridi mori kryesimin 2-1 në ndeshjen e parë në Amsterdal dy javë më parë. 

UEFA mund të shtojë një tjetër ndeshje pezullim çka do të detyronte lojtarin të humbiste një sfidë të rëndësishme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat