Ka 270 fanella në koleksionin e tij, Dybala zbulon dy më të rëndësishmet

Futboll

Ka 270 fanella në koleksionin e tij, Dybala zbulon dy më të rëndësishmet

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:33
Paulo Dybala

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, ka publikuar në rrjetet sociale koleksionin e pafund të fanellave. Janë 270-të në total, por dy prej tyre janë të veçanta.

Mes të preferuarave të tij janë ato të Leo Messi-t dhe Cristiano Robaldo-s: “I ruaj me kujdes ato të Messi-t dhe Ronaldo-s.

I vendos gjithmonë bashkë, sepse kur i shikoj më kujtojnë sa me fat jam që mund të luaj me të dy”, ka thënë argjentinasi, shkruan Telesport.

Image

Një tjetër fanellë e veçantë për Dybala është edhe ajo e ish-shokut të ekipit, Paul Pogba. “Jemi shumë miq dhe flasim çdo ditë. Më ka ndihmuar shumë”, ka shpjeguar argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat