Ylli i Man United gati të rinovojë për 200,000€ në javë

Futboll

Ylli i Man United gati të rinovojë për 200,000€ në javë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 23:22
Manchester United

Juan Mata është shumë pranë marrëveshjes së re me Manchester United pasi bisedimeve të suksesshme javën e kaluar. 

Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata në fund të sezonit pas pesë viteve në Old Trafford. 

Ai pritej të largohej nga Djajtë e Kuq dhe interesi ishte i madh si në Premier League, ashtu edhe jashtë saj. 

Mendohet se trajneri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer ka rekomanduar që Mata të rinovojë për 12 muaj të tjerë. 

Gjithashtu, do të jetë një opsion për një vit tjetër, pra deri në vitin 2021. 

Një burim pranë Old Trafford thotë: “Mata duhet të priste, por mesa duket kontrata është gati tani. 

Ole e do në skuadër dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe bordit. Ka interes për të nga klube të tjera, por ai është i lumtur dhe kërkon të qëndrojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat