De Biasi: “Icardi te Inter, një minë me sahat!”

Futboll

De Biasi: “Icardi te Inter, një minë me sahat!”

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 07:22
Mauro Icardi

Në kulmin e debatit në lidhje me krizën e marrëdhënies mes Mauro Icardit dhe klubit të Inter, ka ndërhyrë këtë të martë edhe ish-trajneri italo-shqiptar i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi. 

“Nëse çështja Icardi do të administrohet mirë, sikurse besoj, mund të ketë një sqarim në dhomat e zhveshjes zikaltër. Në të kundërt ai do të shndërrohet në një minë me sahat. Personalisht shpresoj të shuhen projektorët që janë ndezur mbi familjen e futbollsitit”, deklaroi De Biasi për “RMC Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat