Sonte luhet Chelsea-Tottenham

Futboll

Sonte luhet Chelsea-Tottenham

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Ndeshja në “Stamford Bridge” pritet të jetë e luftuar, pasi të dy skuadrat kërkojnë me patjetër fitoren.

Maurizio Sarri kërkon tri pikët nëse dëshiron që të mbetet në krye të bluve, ndërsa Mauricio Pochettino dëshiron që të vazhdojë luftën për titull.

E kur jemi të titulli, dy rivalët Liverpool e Manchester City gjithashtu luajnë sonte në mbrëmje.

Në “Anfield”, djemtë e Klopp presin Watfordin, ndërsa City në “Etihad” luan kundër West Ham.

“Djajtë” e Manchester United luajnë në Londër ndaj Crystal Palace. Të katër këto ndeshje nisin prej orës 21:00.

Ndërsa, prej orës 20:45, ekipi tjetër londinez, Arsenali vijon lufton për vendin e katërt në “Emirates” në duelin ndaj skuadrës së Bournemouth. Ndeshja e fundit që luhet sonte në kampionatin anglez është Southampton-Fulham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat