Flamurtari humbet një tjetër betejë

Futboll

Flamurtari humbet një tjetër betejë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:23
Flamurtari humbet një tjetër betejë

Një tjetër betejë e humbur për Flamurtarin. Bëhet fjalë për mesfushorin Muhamed Useini, i cili vendosi të largohej në merkaton e janarit.

27-vjeçari u transferua te skuadra e Renovës në Maqedoni, ndërkohë që drejtuesit e klubit vlonjat nuk ishin dakord me vendimin e lojtarit, pasi sipas tyre, ai ishte ende në kontratë me klubin vlonjat.

Çështja kaloi në FIFA, teksa mediat shqiptare ne Maqedoni raportojnë se çështja është fituar nga mesfushori i cili është liruar përfundimisht nga Flamurtari dhe mund të luajë për klubin e Renovës në sfidën e radhës ndaj Sileksit, pasi dokumentacioni ka mbërritur nga FIFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat