Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Futboll

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:18
Real Madrid – Barcelona

Sot në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet ndeshja e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Takimi i parë i zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi në barazim 1-1, ndërsa akti i dytë pritet të jetë akoma edhe më i nxetë pasi do të përcaktohet finalisti i parë në Kupën e Mbretit.

Befasia në këtë ndeshje pritet të mbajë emrin e Gareth Bale që është detyruar të qëndrojë në stolin rezervë për t’i lënë vendin të riut, Vinicius që ka fituar besimin e plotë të Santiago Solarit.

Real Madrid (4-3-3): Navas ; Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon; Casemiro, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema, Lucas.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Vidal/Arthur, Busquets; Dembele, Suarez, Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat