Pochettino: Titulli në Premier?

Futboll

Pochettino: Titulli në Premier?

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Pochettino: Titulli në Premier?

Mauricio Pochettino beson se Tottenham-it mund t'i duhen 10 vite për të fituar titullin në Premier League pas humbjes së pësuar kundër Burnley-t në fundjavë.   

Menjëherë pas atij takimi, argjentinasi ka pranuar se skuadra e tij, që shpërdoroi një mundësi për të shkuar dy pikë larg Manchester City-t dhe Liverpool-it, ishte jashtë luftës për titullin. 

Tani ai ka shkuar më tej, duke sugjeruar se lojtarët e tij nuk kanë mentalitetin e duhur për të fituar. "Nëse do të jesh një pretendent i vërtetë për titullin duhet të fitosh ndeshjet si ajo kundër Burnley, pavarësisht nëse luan mirë apo keq", ka thënë Pochettino. 

"Duhet të tregosh se po lufton për gjëra të mëdha dhe unë jam i irrituar sepse ne nuk luajtëm me të njëjtën energji si Burnley, me të njëjtin mentalitet si Burnley, me të njëjtën ambicie si Burnley". 

"Ndoshta duhet ta shohim veten me një sy tjetër, nuk   jemi në kërkim të justifikimeve. Ky mentalitet po na pengon dhe mund të na duhen pesë ose dhjetë vite punë për ta ndryshuar", ka shtuar Pochettino. 

Tottenham do të kthehet në fushë mbrëmjen e sotme për javën e 28-të të Premier League. Lojtarët e Pochettino-s do të luajnë në fushën e Chelsea-t, por trajneri i "Spurs" ka thënë se ndeshje të tilla janë më të lehta për t'u përgatitur.   

"Është shumë e lehtë të luash në fushën e Chelsea-t apo Arsenal-it. Nuk të duhet një trajner që të të motivojë për ndeshje të tilla. Problemi është se, nëse nuk je në gjendje të bësh të njëjtën gjë në ndeshje si ajo kundër Burnley, atëherë nuk meriton asgjë".                  

"E vërteta është se do ta kemi shumë të vështirë ta fitojmë Premier League për fajin tonë, jo sepse Liverpool-i dhe Manchester City janë më të mirë se ne".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat