“Bomba” vjen nga Gjermania

Futboll

“Bomba” vjen nga Gjermania

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Lukas Hernandez

Bajerni i Mynihut gjatë verës do t’i nënshtrohet një “revolucioni” të madh, ku do të ketë afrime dhe largime që do të ndryshojnë shumë ekipin.

Gjigantët gjerman janë gati të japin 85 milionë euro, për francezin Lukas Hernandez. Sipas gazetës së përditshme “Bild”, Bjaerni përfundimisht ka pranuar se do të paguajë ato para, gjatë verës për shërbimet e kampionit të botës.

Ky është një nga objektivat e mëdha të merkatos së Bajernit, që në sezonin e ardhshëm do të kërkojnë me doemos të fitojnë Ligën e Kampionëve. Sipas kësaj medie flitet se transferimi është thuajse i sigurtë dhe bëhet fjalë për një kontratë 4 vite e gjysmë.

Kujtojmë që 23-vjeçari ka bërë 15 paraqitje me Kombëtaren franceze dhe 66 paraqitje me Atletikon e Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat