Shqiptari asiston, Astra në gjysmëfinale

Futboll

Shqiptari asiston, Astra në gjysmëfinale

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:01
Llullaku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka asistuar golin e parë të Astras në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Rumanisë, që ekipi i sulmuesit kuqezi luajti kundër Calarasit dhe triumfoi me rezultat 2:1. Ishte minuta e 5-të e takimit, kur Astra ndërmerr një aksion të vrullshëm, Llullaku futet në zonë teksa shoku i tij i skuadrës i pason topin.

Sulmuesi kuqezi bën një kthim të bukur të topit, duke ia kaluar Hambos, i cili mjaftohet vetëm duke e shtyrë në rrjetë, pasi portieri ishte jashtë pozicionit. Kështu Astra kalon në avantazh 0:1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ekipi i Llullakut dyfishon avantazhin po me Hambon. Në fund të takimit Munteanu ngushton humbjen në 1:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat