Halimi firmos me ekipin ukrainas

Futboll

Halimi firmos me ekipin ukrainas

Nga: K. G. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:10
Halimi firmos me ekipin ukrainas

Portieri Betim Halimi vesh fanellën e skuadrës ukrainase, Olimpik Donetsk. “Përforcimi i katërt i skuadrës së Olimpik-ut gjatë këtij dimrit është portieri Betim Halimi. Portieri 22-vjeçar nënshkroi kontratë për një periudhë prej 3.5 vjetësh. Betimi do të paraqitet me numrin 12-të. Ai është i lindur në vitin 1996, i gjatë 202 centimetra dhe ka mbrojtur ngjyrat për Dritën, Hajvalinë dhe Trans Narva (Estoni). I sapoardhuri në Olimpik ka lindur në qytetin e Pozheranit. Betimi kaloi trajnimet në Turqi së bashku me ekipin tonë. Është portier me një perspektiv të madhe”, bëhet e ditur nga klubi ukrainas, që garon në Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat