Bayern arrin marrëveshjen me sulmuesin e Gjermanisë

Futboll

Bayern arrin marrëveshjen me sulmuesin e Gjermanisë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:46
Timo Werner

Timo Werner ka arritur akordin me Bayern Munih, sipas raporteve në Gjermani. 

Sulmuesi i përfaqësueses gjermane ka kohë që përflitet për një largim nga RB Leipzig dhe shumë klube evropiane si Liverpool, PSG, Barcelona apo Real Madrid kanë shfaqur interes për të. 

Megjithatë, SportBild raporton se bomberi i Leipzig pritet të shkojë në Allianz Arena. 

Çështja nuk ka përfunduar akoma, pasi dy klubet duhet të arrijnë marrëveshjen për shumën që duhet të paguajnë bavarezët për lojtarin. 

Për momentin, akordi është arritur vetëm me agjentin e Werner. Sulmuesi nuk ka shënuar asnjë gol në fazën e dytë dhe ka një kontratë deri më 2020 me RB. 

Megjithëse klubi aktual i ofroi rinovimin me dyfishin e rrogës, ai mesa duket ka zgjedhur të largohet për të luajtur te një skuadër më e madhe siç është Bayern. 

Leipzig thuhet se kërkon rreth 60 mln euro për sulmuesin dhe Bayern është i gatshëm ta paguajë teksa ka nisur rinovimin e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat