Formacionet zyrtare të Real-Barça, Solari përjashton "tersin"

Futboll

Formacionet zyrtare të Real-Barça, Solari përjashton "tersin"

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 20:40
Solari

Real Madrid-Barcelona do të përballen në orën 21:00 në "Santiago Bernabeu" në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit. 

Këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Keylor Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilón; Casemiro, Kroos, Modric; Lucas Vázquez, Benzema, Vinicius.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Busquets, Sergi Roberto, Rakitic; Messi, Suárez, Dembélé.

Trajneri Solari ka vendosur të lërë në stol Gareth Bale, i cili nuk i ka sjellë shumë fat skuadrës së tij në katër "El Clasico"-t e fundit që ai ka luajtur në "Bernabeu", me Real-in që i ka humbur të katër ato takime. 

Gjysmëfinalja e parë e kupës është mbyllur 1-1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat