Barcelona turpëron Realin, kualifikohet në finale

Futboll

Barcelona turpëron Realin, kualifikohet në finale

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:21
Barcelona dhe Real Madrid

(E plotësuar) -  Barcelona turpëron me rezultat 3:0 Real Madridin në Santiago Bernabeu, kësisoj kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, pasi që takimi i parë kishte përfunduar 1:1 në Camp Nou.

Barcelona me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet më tutje, kurse Reali kokulur lëshoi fushën dhe duket se e vetmja mundësi që të luftojë për trofe i ka mbetur në Champions League, ngase në Kampionatin e Spanjës do ta ketë shumë të vështirë të arrijë Barcelonën! Futbollisti Luis Suarez realizon në minutën e 51-të dhe kjo i dha shumë motiv.

Reali në shok, pëson edhe golin e dytë, kur Varane shënon autogol në minutën e 69-të dhe 0:2. Në minutën e 72-të, Luiz Suarez shënon golin e dytë, kësaj radhe nga penalltia, duke varrosur të gjitha shpresat e Realit, 0:3. Reali zhgënjeu tifozët e vet, kurse Barcelona vazhdon rrugën në finalen e madhe dhe tani krahas që lufton për Kupën e Mbretit, pothuajse është shumë afër titullit në Spanjë, por kërkon edhe titullin në Champions League.

Reali në shok, pëson edhe golin e dytë

Në minutën e 72-të, Luiz Suarez shënon golin e dytë, kësaj radhe nga penalltia, duke varrosur të gjitha shpresat e Realit, 0:3.

***

Reali në shok, pëson edhe golin e dytë. Barcelona pothuajse është në finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Varane shënon autogol në minutën e 69-të dhe 0:2.

Barcelona avancon në Santiago Bernabeu 

Barcelona avancon në Santiago Bernabeu me rezultat 1:0, duke e futur në gërshërë skuadrën e Realit.

Futbollisti Luis Suarez realizon në minutën e 51-të, duke hapur rrugën drejt kualifikimit, kurse Reali shpreson në barazim që të mbajë gjallë shpresat për të siguruar një vend në finale e madhe të Kupës së Mbretit, por që i duhet me kusht fitorja, pasi takimi i parë ka përfunduar 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat