Nantes çon Cardiffin në FIFA, kërkon paratë për Emiliano Salën

Futboll

Nantes çon Cardiffin në FIFA, kërkon paratë për Emiliano Salën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 06:19
Emiliano Sala

Skuadra e Nantes iu drejtua FIFA-s për t’u ankuar për mungesën e pagesës nga ana e Cardiffit, për blerjen e sulmuesit Emiliano Sala, futbollist që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ajror në kanalin e La Manshit.

Ekipi francez pretendon të marrë 17 milionë euro për kartonin e sulmuesit, ashtu siç palët kishin rënë dakord më herët për transferimin e tij, gjë që është e sigluar edhe në kontratë.

Nga ana tjetër, në një reagim të pak ditëve më parë, bosi i skuadrës uellsiane tha se do të paguante nëse do të detyrohej, por bëri thirrje që francezët të ulin pretendimet e tyre.

Nantes dhe Cardiff kishin rënë dakord për transferimin e sulmuesit argjentinas te klubi uellsian, por “ëndrra” e Emiliano Salës u shua, kur avioni me të cilin po udhëtonte drejt Uellsit, u rrëzua në kanalin e La Manshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat