Solari: Jemi të trishtuar, Barcelona e meritoi kualifikimin

Futboll

Solari: Jemi të trishtuar, Barcelona e meritoi kualifikimin

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 07:22
Solari

Santiago Solari është deklaruar pas humbjes 0-3 të Real Madridit nga Barcelona në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madrid u mund 0-3 në shtëpi nga Barcelona, me katalanët që siguruan finalen e Kupës së Mbretit.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka thënë se skuadra e tij është e trishtuar, por se Barcelona e ka merituar kualifikimin.

“Ne jemi të trishtuar, kemi dashur të luajmë këtë finale”, ka deklaruar Solari.

“Kemi rënë me nder, kemi bërë gjithçka që mundemi, por nuk kemi finalizuar mundësitë tona, ata e kanë bërë”.

“E drejt apo e padrejtë, që është një e vështirë në futboll. Ne duhet të përgëzojmë kundërshtarin, i cili e meritojë të shkonte tutje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat