Incident në dhomat e zhveshjes

Futboll

Incident në dhomat e zhveshjes

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:46
Incident në dhomat e zhveshjes

Askush nuk e harron kollaj skenën e Kepës, në shtesën e finales së Kupës së Ligës, kur refuzoi zëvendësimin, duke lënë në konfuzion total stafin teknik të Çelsit dhe kolegun e tij, Vili Kabazhero, pavarësisht se argjentinasi priste të hynte në fushë i përzgjedhur si pritësi më i mirë i penalltive kundër Sitit.

Një incident i shëmtuar që nuk preku vetëm Sarrin, por edhe Kabazheron. Sipas “The Sun”, episodi nuk është mbyllur vetëm në fushën e “Wembley”-t, por ka vijuar edhe në dhomën e zhveshjes, ku portieri spanjoll i ka thënë në sy shokut të tij të skuadrës se ai është një portier më i mirë se argjentinasi.

Zv/trajneri Xhanfranko Zola dhe doktori i Çelsit ngushëlluan Kabazheron, i cili ishte përgatitur psikologjikisht për të qenë ai mes shtyllave në momentin që do të goditeshin penalltitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat