Flamurtari nuk “njeh” krizën

Futboll

Flamurtari nuk “njeh” krizën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Flamurtari nuk “njeh” krizën

Krizë financiare, lojtarë që largohen, shumë pak afrime dhe një situatë kaotike, dukej se gjithçka po merrte rrugën drejt humnerës për Flamurtarin, por, në fakt, skuadra po përgënjeshtron opinionin e gjerë.

Kuqezinjtë në mënyrë paradoksale në dukje, po zhvillojnë paraqitje edhe më të mira se në dy fazat e para, kur kolapsi financiar ende nuk ish bërë zyrtar dhe futbollistët qëndronin me shpresën se herët a vonë do të përfitonin pagat e prapambetura. Shpresë kanë edhe sot, por më të reduktuar.  2 barazime, një fitore në 5 ndeshjet e zhvilluara më 2019-n në kampionat, një eliminim mes polemikash nga Kupa, bilanc pozitiv, po të llogaritet se kjo skuadër u cilësua e dorëzuar pa zbritur ende në fushë.

Vendi i 4-t, që për momentin mbahet nga Laçi, është vetëm 2 pikë larg, pozicion i cili në vitet e fundit ka rezultuar i begatë, sepse i ka dërguar skuadrat në kompeticionet europiane. Pra, Flamurtari, përpos 1001 problemeve, është aty pranë.

Natyrisht, mbetet për t’u parë nëse do t’i jepet e drejta të luajë në Europa League, duke qenë se ka ende borxhe për të shlyer, por kjo është një tjetër çështje. Kuqezinjtë po luftojnë edhe më të motivuar se më parë dhe kjo është një fitore më vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat