Shpërthen lojtari i Shqipërisë që largohet nga Kosova, i quan këlysh e psikopat disa trajnerë!

Futboll

Shpërthen lojtari i Shqipërisë që largohet nga Kosova, i quan këlysh e psikopat disa trajnerë!

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:25
Shpërthen lojtari i Shqipërisë që largohet nga Kosova, i quan këlysh e psikopat disa trajnerë!

Futbollisti nga Shqipëria, Saimir Hasani, është i tronditur sipas tij, se si u trajtua nga klubet e Kosovës. Ai ka përshkruar veten e tij se si kaloi në klubin e Lirisë nga Prizreni dhe në atë Ferizajt. “Fenomen amator në Superligën e Kosovës. Kam heshtur me parë për shkak të profesionalizmit duke i parë gjithmonë gabimet tek vetja duke u stërvitur çdo ditë, por nuk mund të mbaj injorancën dhe amatorizmin e disa palo trajnerëve që nuk e di kush ju jep të drejtën për të qenë trajner.

Historia fillon në Prizren me ekipin e Lirisë pas një komunikimi me drejtuesit e skuadrës afrohem në skuadër dhe pas dy ditësh trajneri i skuadrës Bedridin Gjinali me jep konfirmimin që jam pjese e skuadrës, vazhdoj fazën përgatitore 1 javë para se të fillojë kampionati, nuk përfshihem në listën e skuadrës, arsye të cilën as sot nuk e di, normal ai shkarkohet për mungesë rezultatesh.

Historia përsëritet në Ferizaj me ekipin e KF Ferizaj, kthehem nga Ukraina pas një komunikimi me trajnerin e skuadrës Bylbyl Sokoli. Dal në stërvitje, zhvillojmë 3 miqësore ku shënoj 4 gola dhe e dini çfarë me thotë trajneri i Ferizajt pas ndeshjes së pare, ku shënoj 2 gola, duhet të shënoja 5 gola, 5 gola nuk i ka shënuar sulmuesi më i mirë në Kosovë në gjithë kampionatin, aty e kuptova që ky është psikopati i radhës dhe ditët kalojnë para dy ditësh me konfirmon qëndrimin në skuadër, pastaj fillon justifikime të tipit jo probleme dokumentesh mendon se po flet me një 12 vjeçar që nuk kupton tregun e futbollit jo me një lojtar profesionist.

Të jesh korrekt në fjalën që thua nuk është vetëm burrëri fjalë të cilën ju nuk e njihni se jeni klysha të pabesë, ordinerë te papërgjegjshëm që nuk e di si drejtues të skuadrave ju besojnë menaxhimin e skuadrës por është profesionalizëm në kuptimin e parë.

Image

Mos mendoni për mua o njerëz që investoni që na lënë në rrugë sepse ne futbollistët kemi mësuar të luajmë në rrugë, rruga është vendi që na çon drejt suksesit por mendoni për zhvillimin e futbollit, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të rritur profesionalizmin largoni këto njerëz kanceroza nga futbolli”, shkruan Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat