Klop: Mediat na quajtën të mbaruar…

Futboll

Klop: Mediat na quajtën të mbaruar…

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:11
Klop: Mediat na quajtën të mbaruar…

Rikthehet Liverpuli i pjesës më të madhe të sezonit jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë dhe Jyrgen Klop e shijoi fitoren 5;0 ndaj Watfordit.

“Ne barazuam kundër Mançester Junajtid dhe Bajernit të Mynihut. Shumica e skuadrave do të donin t’i kishin këto probleme. Por ndaj Uotfordit ne ishim të shkëlqyer. Ishte me të vërtetë futboll shumë i mirë. Nuk jam shumë i vetëdijshëm për zhurmën nga jashtë fushe. Unë e dëgjoj nga konferencat për shtyp.

Gazetarët në Liverpul janë shumë të apasionuar”, tha trajneri gjerman, i cili i bën edhe një pasqyrë renditjes së deritanishme dhe objektivave të klubit: “Kemi 69 pikë. Mund të kishim 75, edhe kjo do ishte e mundur. Por jemi duke bërë një sezon shumë të mirë. Le ta shijojmë këtë udhëtim dhe shohim se deri ku mund të na çojë. Djemtë treguan se sa shumë e shijojnë lojën dhe situatën. Ishte një shenjë e rëndësishme. Ju e dini se çfarë është shkruar për ne.

Pa dyshim që nuk është e drejtë. Këta djem janë të shkëlqyer dhe në këtë ndeshje treguan kaq shumë pasion”. Pastaj është radha e komplimenteve për lojtarët e tij: “Ndeshja e Mo (Salah) ishte e pabesueshme. Sadio shënoi një gol të shkëlqyer. Të tre mesfushorët ishin të shkëlqyer. Të dy qendërmbrojtësit luajtën në mënyrë fantastike. Ne fituam 5-0 dhe nuk flasim për ta, por edhe ata patën momentet e tyre. Edhe Alison ishte i shkëlqyer. Djemtë që hynë më pas e kontrolluan ndeshjen.

Ka shumë për të folur. Tripleta e asisteve nga Aleksander-Arnold? Të gjitha krosimet e tij ishin të shkëlqyera. Kështu që është thjesht një natë speciale. Ai shënoi një gol fantastik me goditje dënimi në ndeshjen e fundit kundër Uotfordit.

Nuk më kujtohet hera e fundit që ai ka bërë tripletë asistesh. Bëri tripletë asistosh, apo jo?” Dhe në fund, nuk mungojnë vlerësimet për kundërshtarët: “Ne duam t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, por ka disa ndeshje specifike. Uotfordi ndryshoi gjithashtu për shkakun tonë. Gjithnjë ndeshjet përgatiten ndryshe.

E shfrytëzuam mirë atë gjysmën e fushës. Salah ishte i pamarkueshëm. Ishte thjesht një mbrëmje shumë e mirë për ne dhe djemtë i meritojnë të gjitha vlerësimet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat