Përplasje e frikshme

Futboll

Përplasje e frikshme

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:27
Përplasje e frikshme

Barcelona triumfoi në Bernabeu për Kupën e Spanjës, duke mposhtur Realin 3:0, ndërkohë që madrilenët rrezikuan të humbnin qendërmbrojtësin Raphael Varane, i dëmtuar në momentin e golit të dytë.

Francezi shënoi autogol, nën presionin e Luis Suarez, në minutën e 69-të, kur ndeshja praktikisht mori fund. Më pas kampioni i botës kërkoi ndihmën e stafit mjekësor, për të vazhduar normalisht lojën pas kurave jashtë fushe.

Pas ndeshjes Varane postoi në Instagram një foto të gjurit të tij, ku duken shenjat e përplasjes së frikshme në momentin kur shënoi autogol. Duket qartë që takat e Suarez kanë përfunduar mbi gjurin e Varane, i cili ka marrë 4 plagë serioze, por gjithsesi 25-vjeçari francez do të jetë gati për El Clasico-n e radhës, në fundjavë, sërish në Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat