Karahoda: Jemi mobilizuar kundër Gjilanit 

Futboll

Karahoda: Jemi mobilizuar kundër Gjilanit 

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:44
Karahoda: Jemi mobilizuar kundër Gjilanit 

Liria nga Prizreni kërkon fitore në duel me Gjilanin, në ndeshjen e elitës së futbollit të Kosovës. Sulmuesi i Lirisë, Fatih Karahoda, ka deklaruar se janë të mobilizuar për fitore. “Jo veç unë por gjithë ekipi i Lirisë, gjithë qyteti i Prizrenit nesër presim fitore.

Jemi të mobilizuar të gjithë për me arritur këtë synim dhe besoj që do të shohin Lirinë e vërtet”, tha Karahoda për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Liria është në vend të 10-të me 19 pikë. E premte, në kuadër të javës së 20-të, takohen: Drita-Drenica (13.30), Liria-Gjilani (13.30), Ferizaj-Ballkani (13.30), e shtunë: Llapi-Prishtina (13.30), KEK-u-Feronikeli (13.30) dhe Flamurtari-Trepça ’89 (17.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat