Inter ka 180 milionë arsye për të buzëqeshur

Futboll

Inter ka 180 milionë arsye për të buzëqeshur

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:21
Inter

Zemërimi pas asaj që ndodhi Firence është akoma i madh, por Inter mund të buzëqeshë, të paktën në aspektin financiar. Rezultatet e semestrit të fundit të 2018-ës kanë qenë më shumë se pozitive. 

Lajmet e mira për Suning kanë të bëjnë me rritjen e të ardhurave me 64,4 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-ës. Një e dhënë kjo që është e lidhur me pjesëmarrjen në fazën me grupe të Champions League. 

Në të njëjtën periudhë në 2017ën, të ardhurat nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s kanë qenë 539 mijë euro. Në total, Inter ka fituar 180.1 milionë euro nga marketingu dhe të drejtat televizive, me një rritje +55,7%. 

Në rritje edhe të ardhurat nga sponsorët: 60,7 milionë euro, më shumë se 40 prej të cilëve janë përftuar nga marrëveshjet me marka aziatike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat