Valverde nuk është i kënaqur me fitoren 0:3 në Madrid, kërkon përmirësime

Futboll

Valverde nuk është i kënaqur me fitoren 0:3 në Madrid, kërkon përmirësime

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:38
Valverde

Barcelona mbrëmë ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Mbretit.

Skuadra katalane triumfoi me rezultatin 0:3 ndaj Real Madrid, në ‘Santiago Bernabeu’.

Golat për katalanët u shënuan nga Luis Suarez (2x) dhe një autogol nga Raphaël Varane, gola të cilat dërguan në finale skuadrën e Ernesto Valverde.

Por, trajneri Valverde nuk është i kënaqur me skuadrën e tij, edhe pas rezultatit 0:3, shkruan ‘Marca’.

Trajneri ka kërkuar nga lojtarët përmirësim në paraqitje, pasi një ndeshje tjetër me Real Madrid i pret gjatë së shtunës.

Lajm i mirë për Ernesto Valverden është që në takimin e radhës mund të llogarisë edhe në shërbimet e Arthur Melo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat