Barcelona ka pranuar një lajm shumë të mirë nga liga holandeze, Eredevisie.
Më herët gjatë verës, skuadra katalane kishte nënshkruar me lojtarin e Ajax, Frenkie de Jong.
De Jong absolutisht konsiderohet si njëri nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në Evropë.
Këtë ai e ka konfirmuar edhe gjatë këtij muaji. ‘Sport’ raporton se mesfushori është shpallur lojtari i muajit në ‘Eredevisie’.
Kjo do të thotë se lojtari që do të afrohet në ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni, po kalon në një formë fantastike, gjë që sigurisht i shkon në favor katalanëve.
De Jong prinë në statistikat e pasimeve të kompletuara dhe në rikuperimin e topave.