Bayerni në dilemë se kur ta blejë Wernerin

Futboll

Bayerni në dilemë se kur ta blejë Wernerin

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:15
Timo Werner

Të mërkurën mediat gjermane dhanë lajmin për një marrëveshje të Bayernit dhe sulmuesit të Leipzigut Timo Werner, ndërsa të enjten, gazeta Bild shkruan për çmimin që klubi bavarez do të paguajë për futbollistin.

22-vjeçari ka qenë ylli kryesor i skuadrës që kur u fut në Bundesligën gjermane, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Bayernit, në këto dy vjetët e fundit.

Gazeta ka shkruar se Bayerni po mendon dy opsione për ta sjellë sulmuesin gjerman në Munchen.

40 deri në 60 milionë euro mund të kushtojë kalimi i Wernerit te Bayerni, në rast se vendos të transferohet gjatë kësaj vere.

Por ai do të kalonte pa para, në vitin 2020, kur edhe i skadon kontrata aktuale me Leipzigun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat