Alba: Mos bëni krahasime Vinicius-Messi

Futboll

Alba: Mos bëni krahasime Vinicius-Messi

Më: 1 mars 2019 Në ora: 07:58
Vinicius Jr dhe Lionel Messi

Real Madrid dhe Barcelona u përballën pak ditë më parë në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa nesër “El Clasico” luhet sërish, kësaj radhe për kampionat.

Në humbjen e Realit, Vinicius Jr edhe njëherë dëshmoi cilësitë që ka duke qenë lojtari më i mirë i madrilenëve.

Paraqitjet e mira kanë bërë që atë ta krahasojnë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, por mbrojtësi Jordi Alba ka thënë se askush nuk duhet të nxitohet në të tilla deklarata.

“Vinicius është një lojtar fantastik, i cili po kontribuon shumë për Realin, pavarësisht se është ende adoleshent. Nuk është aspak e lehtë që një 18-vjeçar në një ekip si Real Madrid të shkëlqejë në çdo ndeshje. Por, të bëhen krahasime me Messin nuk i ndihmon, as atij, as ndokujt tjetër”, deklaroi Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat