Tottenham ka frikë, Pochettino mund ta lërë për kampionët e Europës

Futboll

Tottenham ka frikë, Pochettino mund ta lërë për kampionët e Europës

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:04
Mauricio Pochettino

Tottenham është i frikësuar se pengesat e ndryshme për të fituar titullin kampion në Angli mund t'i kushtojë humbjen e trajnerit. Sipas “The Sun”, Mauricio Pochettino mund të kalojë në stolin e Real Madridit. Trajneri argjentinas është i irrituar nga mungesa e trofeve, ndaj dëshiron që të ketë në dispozicion fondet e nevojshme për transferime të duhura lojtarësh, me qëllim që skuadra që drejton të jetë pretendente reale për titull në Premier League.

Ndërkohë, Real Madridi është përsëri në krizë, pas poshtërimit të fundit ndaj Barcelonës, në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Nëse oferta e “Los Blancos” për Pochettino është refuzuar më parë, ata mendohet se janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë stërlina për kompensimin e trajnerit të pëlqyer shumë prej tyre. Në fakt, një tjetër problem duket se përbën edhe sulmuesi Harry Kane për “Spurs”. 

Ditën e djeshme ishte një legjendë, si Zlatan Ibrahimovic, i cili i bëri thirrje kapitenit të Anglisë që të largohet nga Tottenham, nëse do të fitojë ndonjë trofe në karrierë dhe të mbahet mend prej tyre. Në Madrid po përflitet edhe Jose Mourinho, se mund të rikthehet për sezonin e ardhshëm. Ishte vetë ish-presidenti i të bardhëve, Ramon Calderon, ai që e paralajmëroi diçka të tillë, pas humbjes me Barcelonën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat