Reali duhet të presë, Chelsea avancon rinovimin me Hazard

Futboll

Reali duhet të presë, Chelsea avancon rinovimin me Hazard

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:11
Eden Hazard

Real Madridi ende duhet të presë. “Blues” po ngulmojnë fort, madje kanë avancuar në bisedime. Ata shpresojnë “ta lidhin” yllin e tyre me një kontratë të re. Pra, Chelsea nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta mbajtur Eden Hazard. Palët janë në bisedime intensive për të arritur një marrëveshje të re, sipas “le10Sport”. 

Kontrata aktuale e Hazard skadon në vitin 2020. Ai nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për të luajtur me Real Madridin, por gjigantët e La Liga-s ende nuk kanë një qasje konkrete për yllin e Belgjikës.

Me ndalimin e transferimeve të Chelsea, pas vendimit të FIFA-s, dhe mundësinë që Real Madridi nuk do të pajtohet me çmimin e bluve të Londrës për Hazard, lojtari në fjalë nuk mund të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat