Kur një birrë paguhet 16 mijë euro

Futboll

Kur një birrë paguhet 16 mijë euro

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:46
Kur një birrë paguhet 16 mijë euro

Pak ditë më parë, Manchester United u mund në shtëpi nga PSG me rezultatin 0-2 në Ligën e Kampionëve, duke e parë veten me një këmbë jashtë çerekfinaleve. Një nga më të vërshëllyerit në fushë dhe më i urryeri për tifozërinë vendase, padyshim ishte Angel Di Maria i cili në të kaluarën e tij ka luajtur me fanellën e ‘Djajve të kuq’, por duke u larguar pa lënë gjurmë.

Inati i tifozërisë karshi tij, u pa në fushë teksa tifozët hodhën në drejtim të tij një shishe birre. Vetë Di Maria ka reaguar mirë ndaj gjestit, pasi e mori shishen dhe ktheu një gllënjkë birrë, reagim ky që solli jo pak të qeshura në stadium.

Shishja e birrës i ka kushtuar shtrenjtë klubit anglez, pasi UEFA e ka gjobitur me plot 16 mijë euro. Në fakt, shkak për gjobën nuk është bërë vetëm birra, pasi edhe stjuartët nuk kanë bërë si duhet punën e tyre duke qenë se kanë lejuar që të bllokohen shkallët e tribunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat