Te Reali vendosin “diktaturë”

Futboll

Te Reali vendosin “diktaturë”

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:29
Alvaro Benito

Humbja në klasiken me Barcelonën ka trazuar shumë ambientin madrilen. Tifozët kërkojnë “kokën” e Solarit, duke e cilësuar atë fajtor. Megjithatë, ai që e pëson është trajneri i ekipit të Real Madrid B, Alvaro Benito.

Ky i fundit bëri disa kritika në adresë të lojtarëve të ekipit të parë.

“Kasemirio nuk duhet të luajë asnjë minutë, edhe për Kros e njëjta gjë. Ramos pati faji te goli i parë duke mos reaguar për një top që ishte i tiji. Edhe te goli i dytë gaboi rëndë”, është shprehur Benito.

Këto fjalë i kanë kushtuar rëndë trajnerit që ishte pjesë e Realit që prej 2015-tës kur la futbollin pas një dëmtimi të rëndë. Vendin e tij do ta marr një legjendë si Raul Gonzales. Mesa duket te madrilenët kanë rregulla strikte dhe nuk duhet të flasësh kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat