Rivalitet i ashpër për Zidane

Futboll

Rivalitet i ashpër për Zidane

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:32
Rivalitet i ashpër për Zidane

Duel i ndezur mes Chelseat dhe Juventusit për shërbimet e Zinedine Zidane. Blutë e Londrës i kanë hedhur dorashkën e sfidës klubit torinez dhe këtë e bën të ditur tabloidi anglez “The Sun”, që zbulon se skuadra e Premier League-s ka vendosur të hidhet në sulm për francezin Zidane, duke e projektuar atë si njeriun që do të ulet në stolin e tyre pas largimit të Sarrit, në rastin që tekniku italian do të dështojë në arritjen e objektivit të një prej trofeve europianë.

Nga ana tjetër, kampionët në fuqi të Italisë dëshirojnë të arrijnë ish-teknikun e Realit, një preferencë e presidentit Agnelli në rast të një lamtumire të Max Allegrit në fund të sezonit.

“Po, një ditë mund të kthehem në Torino, askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja, por ajo mes meje dhe Juventusit sigurisht që mbetet një ndjenjë speciale”, – do të deklaronte Zidane disa kohë më pare, duke konfirmuar lidhjen e ngushtë që ka me klubin për të cilin luajti gjatë sezoneve 1996 -2001.

Trajneri francez, që ka hyrë në historinë e futbollit më tre trofe të Championsit radhazi në krye të Real Madridit, për ta mbyllur me lavdi aventurën e tij në stolin e klubit “Los Blancos”, mund të kthehet vërtet në Torino, edhe pse gjithçka varet nga planet e Allegrit.

Sidoqoftë, në rast se stoli i gjigantëve të Serisë A do të mbetet bosh, Juventusit do t’i duhet të luftojë një betejë të ashpër me Chelsea-n, ku Zidane njëherazi mbetet një preferencë e madhe e Roman Abramovich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat