Triumfon Ferizaj, Sokoli në kali të bardhë!

Futboll

Triumfon Ferizaj, Sokoli në kali të bardhë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:27
Triumfon Ferizaj, Sokoli në kali të bardhë!

Një fitore shumë domethënëse për Ferizajn! Për kryetrajnerin e kësaj skuadre, prof. Bylbyl Sokoli, kjo fitore është në kohën e duhur dhe me bindje se do të ikin nga zona e rrezikut. Pa dyshim se Sokoli është sikur në kali të bardhë, për faktin se me tri pikë të reja tani marrin frymë më lehtë.

Ferizaj shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 në  duel me Ballkanin nga Theranda, në ndeshjen e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës. Bashkim Shala është autor i golit të fitores në minutën e 85-të.

Ferizaj ngritët në vend të dhjetë me 21 pikë, ndërsa Ballkani renditet në pozitën e shtatë me 27.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat