Drita ndëshkoi Drenicën, Gjilani fiton pikë në Prizren

Futboll

Drita ndëshkoi Drenicën, Gjilani fiton pikë në Prizren

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:43
Pamje nga një ndeshje

Drita nga Gjilani, kampion në fuqi, triumfoi me rezultat 2:0 në ballafaqim me Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Kosovës. Drenica ka qenë e pafat, për faktin se pësoi dy gola në çastet e fundit. Goli i parë erdhi në minutën e parë shtesë nga Kyrian Nwabueze, ndërsa në minutën e katër shtesë ishte Xhevdet Shabani që nga penalltia vulosi fitoren 2:0. Drita renditet në vend të katërt me 29 pikë, ka dy më shumë se Drenica që renditet dy pozita më poshtë. Liria nga Prizreni barazoi me Gjilanin me rezultat 1:1. Për prizrenasit barazimi është si humbje. Në minutën e 30-të, Blendi Memaj nga 11 metra gjuajti me të majtën dhe shënoi për 1:0.  Në minutën e 74-të, Gjilani e barazon rezultatin. Futbollisti Keita Razak ka qenë i pagabueshëm. Gjilani zë pozitën e pestë me 29 pikë, ka 9 më shumë se Liria në vendin e parafund8it (i 11-ti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat