Podujeva në këmbë, iu shkon Prishtina

Futboll

Podujeva në këmbë, iu shkon Prishtina

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:42
Prishtina

Prishtina nesër zhvillon derbin rajonal me Llapin në Podujevë. Po ashtu dy skuadrat janë në luftë për titull dhe nuk e kanë luksin asnjëra që të lënë pikë. Diferenca prej 5 pikëve ndërmjet dy skuadrave nuk lë asnjë mundësi për kalkulim duke bërë që  fitorja të jetë imperativi i vetëm i dy skuadrave.

Prishtina tradicionalisht qëndron shumë më mirë se skuadra llapjane, si në të kaluarën, por edhe në katër përballjet e fundit duke i fituar të gjitha prej tyre. Ndërsa,  ndeshja e vjeshtës ishte mbyll 2:1 (0:1).

Prishtina nuk ka probleme me suspendime apo lëndime dhe pritet të paraqitet me formacionin më të mirë të mundshëm.

Llapi – Prishtina

E shtunë, 2 mars – ora 13:30

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

“Ndeshje e rëndësishme, për faktin që dyja skuadrat duan që të jenë të pandashme nga skuadra e Feronikelit. Këtu tashti fillon kampionati me llogari, llogari të cilat mund t’i prishen çfarëdo skuadre nëse nuk je serioz, nëse nuk je në gjendje të marrësh maksimumin e skuadrës.

Lojë që donë maksimumin e impenjimit, maksimumin e përqendrimit që t’ia dalësh mban për t’i marrë tre pikët. Për mua është edhe një lojë e cila i paraprinë lojës tjetër që ne e kemi me Feronikelin, por ne nuk duhet të shohim fare ndeshje me Feronikelin, sepse ne përpara kemi Llapin dhe dihet që diferenca, në qoftë se ne nuk kemi rezultat të mirë pozitiv, atëherë diferenca shkurtohet me Llapin dhe futen edhe Llapi komplet në luftë për titull.

Kështu që për mua është një lojë e cila do koncentrim maksimal", tha për faqen e FC Prishtina, Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat