Medalja Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për klubin “Dardania Basel"

Futboll

Medalja Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për klubin “Dardania Basel"

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:47
Medalja Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për klubin “Dardania Basel"

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pjesë e rrugëtimit dhe suksesit të diasporës sonë në Zvicër është edhe klubi i futbollit “Dardania Basel”, që pos suksesit në futboll janë shndërruar në adresë që tubon shqiptarët.

“Për lartësimin e vlerave të sportit dhe rinisë shqiptare, sot i dhurova klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Fanellën e Xherdan Shaqirit, të cilën ma dhuroi vëllau i tij, Arianiti, trajner i klubit, premtova se do ta mbajë gjatë Gjysmëmaratonës së Prishtinës në prill të këtij viti”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat