Son zbulon prapaskenën

Futboll

Son zbulon prapaskenën

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:00
Son zbulon prapaskenën

Para se të arrinte në nivel ku është sot, Heung-min Son ishte pranë rikthimit në Gjermani në vitin 2016, pasi pati vështirësi në sezonin e tij debutues në Premier League.

Në një intervistë për “Evening Standard” Son tha: “Isha pranë largimit. Unë shkova në zyrën e trajnerit dhe i thashë se nuk ndihesha rehat dhe dëshiroja të largohem për në Gjermani".

Më tej koreano-jugori zbuloi besimin që i dha Pochettino: "Trajneri më besoi dhe jam aq mirënjohës. Ai bëri që ëndrra ime të realizohej. Unë jam më shumë se mirënjohës ndaj tij, është e vështirë të thuhet. Kam punuar katër vjet me trajnerin. Është thjesht mahnitëse".

Ngritja e Son ka ardhur sezon pas sezoni, aq sa vlera e tij në treg ka kapur shifra të kripura dhe shumë klube të mëdha në Europë interesohen për të. Këtë sezon ka bërë paraqitje të shkëlqyera duke shënuar 16 gola, edhe pse ishte në Lojërat e Azisë, ku fitoi medalje ai me Korenë e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat