Reagon ashpër trajneri i Gjilanit

Futboll

Reagon ashpër trajneri i Gjilanit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:18
Alban Hyseni

Gjilani nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim, 1:1, si mysafir i Lirisë, në ndeshjen e cila u luajt në kuadër të javës së 20-të në Superligë.

Sigurisht, “Skifterat” prisnin pikë të plota nga kjo përballje, marrë parasysh faktin se prizrenasit kanë treguar formë tejet të dobët këtë edicion.

Frustrimin pas takimit e shfaqi edhe trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili nuk ishte aspak i lumtur me faktin që skuadra e tij humbi shumë raste.

“Realisht ne nuk e arritëm atë për çfarë kemi ardhur, për fitore. Kishim raste të dy ekipet, por ne patëm më shumë dhe më të pastra,” ka theksuar ai.

“Morëm një gol shumë naiv aty ku kemi punuar në stërvitje.

“Ne patëm shumë raste dhe nuk guxojmë të humbin kaq shumë pavarësisht se me kë luajmë, pasi pa shënuar nuk mund të fitosh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat