Tifozët drejt teshatores, policia u desh të reagonte për të qetësuar situatën në Prizren  

Futboll

Tifozët drejt teshatores, policia u desh të reagonte për të qetësuar situatën në Prizren  

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:29
Tifozët drejt teshatores, policia u desh të reagonte për të qetësuar situatën në Prizren  

Tifozët e Lirisë, “Arpagjikët” u munduan të futen me forcë në zhveshtoren e skuadrës, pas barazimit 1:1 me Gjilanin në Superligë, të premten pasdite. U raportua se ata kërkuan largimin e trajnerit italian të skuadrës, Vicenzo Alberto Anesse, derisa policia u desh të reagonte për të qetësuar situatën, shkruan Insporti.Tani, “Arpagjikët” kanë dalë me komunikatë, ku i kanë dhënë ultimatum klubit deri në ora 00:00 sonte që ta shkarkojnë trajnerin. “Boll ma! Durimit tonë i erdh fundi!

Kërkojmë përgjegjësi nga kryetarët e klubeve dhe shtabeve teknike (kryesisë – turistike ) Edhe dorëheqja është akt moral e heroik ..ÇKA PO NDODH ME KLUBET E QYTETIT !? Pas rezultateve të dobëta të Lirisë dhe rënies në vendin e parafundit!! bëjmë të ditur se shtabi teknik ka afat deri në ora 12 të natës ta shkarkoj trajnerin dhe të miren masat urgjente për eskalimin e kësaj situate aspak të volitshsme. Sa i përket klubit basketbollistik lojtarët nuk janë të mirëpritur në stërvitje (sonte do të pengohet mbajtja e stërvitjes) kurse lojtarët që nuk e meritojnë fanellën e klubit më mirë të largohen vet. Arpagjik’t PRIZREN”, shkruajnë Arpagjikët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat