Sarri s’ka vendosur ende për Kepan

Futboll

Sarri s’ka vendosur ende për Kepan

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:36
Kepa

Kepa Arrizabalaga mund të mos startojë as këtë vikend kundër Fulhamit

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, insiston se ende s’ka vendosur nëse do ta thërrasë apo jo Kepa Arrizabalagan për ndeshjen me Fulhamin.

Pas skenave të papara ndonjëherë në futboll, ku Kepa refuzoi të largohet nga fusha në finale ndaj Manchester City, ai nuk e nisi nga fillimi ndeshjen me Tottenhamin, vendin e të cilit e zuri Willy Caballero.

“Siç kam thënë në konferencë pas ndeshjes me Tottenhamin, situata e Kepas është mbyllur”, tha Sarri.

“Ai është portieri ynë i parë, por gjithashtu jemi të lumtur me Willyn që mund të luajë në ndeshje të vështira”.

“Kepa do të jetë në fushë ndoshta pas një apo dy ndeshjeve. Nuk kam vendosur ende”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat