Arsyeja pse PSG e dëshiron Neymarin në tribuna

Futboll

Arsyeja pse PSG e dëshiron Neymarin në tribuna

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:49
Arsyeja pse PSG e dëshiron Neymarin në tribuna

Paris Saint-Germaini kërkon nga Neymari që të rikthehet në klub në formën e fansit për ndeshjen e Champions Leagues kundër Manchester Unitedit.

Neymar ka qenë jashtë fushave që prej kur pësoi një lëndim në janar dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht, transmeton Insporti.

27-vjeçari ende është në Brazil, derisa po i afrohet fazës kur do t’u rikthehet stërvitjeve.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka thënë se tani ka ardhur koha që ai të rikthehet në kryeqytetin francez, para ndeshjes të së mërkurës.

Tuchel tha: “Ai gjithmonë është në disponim të mirë kur rikthehet në Brazil. Është e rëndësishme që ta rikthejmë Neymarin para Unitedit, për mbështetje.

“Gjithashtu është e rëndësishme në aspektin që ai të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Shpresoj se ai do të jetë i gatshëm për t’u stërvitur me ne pas ndeshjes kundër Unitedit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat