Gattuso nuk po e mendon fare derbin kundër Inter

Futboll

Gattuso nuk po e mendon fare derbin kundër Inter

Më: 1 mars 2019 Në ora: 18:18
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij nuk guxon ta humb fokusin duke menduar për derbin me Inter.

Ai ka refuzuar të flas për derbin e qytetit, dhe ka insistuar se skuadra e tij duhet të fokusohet në dy ndeshjet e radhës në Serie A.

“Para ndeshjes me Inter, janë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Sassuolo dhe Chievo” ka thënë ai në konferencën për medie.

“Ne duhet të fokusohemi tek këto ndeshje, pastaj ne do të shohim për derbin. Ne tani kemi finalet për të luajtur, dhe do të përgatitemi për to në mënyrën më të mirë” ka thënë tutje italiani.

Milan është afruar me Inter, dhe mund të kalojë edhe në pozitën e tretë. Gara për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve është shumë e ngushtë në Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat