Ylli argjentinas ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh

Futboll

Ylli argjentinas ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh

Më: 1 mars 2019 Në ora: 18:53
Ylli argjentinas ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh

Ish- drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, nuk e sheh klubin e tij të vjetër duke nënshkruar me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi .

E ardhmja e Icardit te Interi është në dyshim tash e disa javë mes problemeve të shumta të tij me drejtuesit dhe lojtarët.

Argjentinasi po pritet të largohet në verë nga Nerazzurrët dhe është lidhur edhe me një transferim të rivali i urryer i Interit, Juventusit.

Një shkëmbim që përfshin Paulo Dybalan për sulmuesin e Interit është përfolur gjithashtu, por Moggi është i bindur se kjo perspektivë është joreale.

“Icardi në Juve, mendoj se do të ishte e pamundur për shkak të stilit të lojës së Bianconerëve”, ka thënë Moggi në mediat sociale.

Icardi nuk ka luajtur për Interin që nga humbja e shiritit të kapitenit tre javë më parë.

Sidoqoftë, gruaja dhe agjentja e lojtarit, Wanda Nara, këmbëngul se prioriteti i tyre është të mendojnë një marrëveshje të re me Interin.

Ndryshe, ylli argjentinas ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij me Nerazzurrët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat