Barcelona kthehet 20 vite pas

Futboll

Barcelona kthehet 20 vite pas

Më: 1 mars 2019 Në ora: 18:54
Barcelona kthehet 20 vite pas

Barcelona kthehet 20 vite pas në kohë. Pas suksesit 0:3 në El Clasicon e Kupës së Mbretit që kualifikoi blaugranat në finale, do të jetë një Barçë ndryshe ajo që do të zbresë në fushë këtë të shtunë ndaj Realit në Bernabeu në El Clasicon e kampionatit. Futbollistët do të jenë po të njëjtët edhe këtë të shtunë por ajo që do të ndryshojë do të jetë fanella që Barcelona do të zbresë në fushë.

Për shkak se Barça mbush plot 20-vjet që nga nisja e bashkëpunimit me kompaninë e veshjeve sportive Nike, në këtë El Clasico lojtarët e Barcelonës do të mbajnë veshur fanellën e vitit 1999. Një zgjedhje e guximshme kjo e klubit blaugrana mbetet për t’u parë nëse do të rezultojë e suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat