Këta janë tre mbrojtësit e majtë që po i vëzhgon Barcelona

Futboll

Këta janë tre mbrojtësit e majtë që po i vëzhgon Barcelona

Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:35
Barcelona

Barcelona janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi aktualisht në atë pozitë kanë vetëm Jordi Alban.

Skuadra katalane ka një listë të ngushtë me tre emra, të  cilët do të jenë lojtar të lirë, dhe mund të nënshkruajnë me njërin nga ta.

Nacho Monreal i Arsenal, Filipe Luis i Atletico Madrid dhe Alberto Moreno i Liverpool janë të monitoruarit nga Barca, shkruan ‘Sport’.

Të tre lojtarët do të mbesin pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe mund të ‘rrëmbehen’ nga Barcelona, si mbështetje për Jordi Alban.

Kujtojmë se Jordi Alba nënshkroi kontratë të re gjatë kësaj jave, duke siguruar qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2024.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat