Gabon sërish Interi, rrezikon zonën Champions

Futboll

Gabon sërish Interi, rrezikon zonën Champions

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Cagliari e ka mposhtur 2-1 Interin në “Sardegna Arena”

Pas barazimit shokues në fund me Fiorentinën, 3-3, Interi është shokuar në udhëtim te Cagliari, duke humbur 2-1.

Gjithcka nisi keq për Interin e Luciano Spallettit.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Luca Ceppitelli shënoi për 1-0 në minutën e 31’.

Mysafirët reaguan shpejt, Lautaro Martinez, që po starton në mungesë të Mauro Icardit, i cili nuk po ftohet që pas ngjarjes me shiritin e kapitenit, shënoi për 1-1 në minutën e 38’.

Por, në atë të 43’, Cagliari riktheu sërish epërsinë. Leonardo Pavoletti shënoi për rezultatin  2-1.

Në pjesën e dytë, Interi u mundua me të gjitha forcat për të shënuar të paktën një gol, që do të evitonte humbjen, por pavarësisht tentimeve të shumta, nuk e gjetën më rrugën drejt portës.

Madje, ishin afër të pësonin humbje më të thellë, por në minutat shtesë Leonardo Pavoletti dështoi nga pika e bardhë, duke mbetur rezultati ai i pjesës së parë, 2-1.

Kjo humbje mund t’i kushtojë shumë Interit që mbetet në pozitën e tretë me 47 pikë dhe në rast të fitoreve të Milanit dhe Romës, mund ta zbresin ekipin e SPallettit në zonën Europa League. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat