Spalletti: Icardi është i lënduar, problemi juaj e besoni apo jo

Futboll

Spalletti: Icardi është i lënduar, problemi juaj e besoni apo jo

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:20
Icardi

Luciano Spaletti ka thënë se Mauro Icardi është duke munguar për shkak të lëndimit.

Pas humbjes me Cagliarin mbrëmë, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është vërshuar me pyetje të shumta nga gazetarët.

Të shumta ishin ato për mungesën e Mauro Icardit, që nuk është paraqitur për skuadrën që kur iu hoq shiriti i kapitenit, por mungesa e argjentinasit nuk është për këtë, sipas Spallettit.

“Jeni të lirë ta trajtoni këtë çështje si të doni. Situata e Icardit është e ngjashme me atë të Keitas, por trajtohen ndryshe. Po ju them se Icardi është i lënduar dhe brenda pak ditëve dytë pritet t’i përfundojnë trajtimet e tyre”, tha Spalletti.

“Nëse nuk bindeni, është problemei juaj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat